Vidhen 25.3 kilogramë ari në dhomën e dëshmive në Pejë
Ahmet Hasi është shkarkuar të premten nga pozita e komandantit të Policisë rajonale në Pejë dhe katër zyrtarë policorë.Janë vënë në arrest, nën dyshimin për vjedhje të mbi 25 kilogramëve ari, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin policor të kësaj komune. Arrestime të reja do të pasojnë të shtunën.
Burime të gazetës kanë thënë se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pasi ka shqiptuar të tillë masë ndaj Hasit, në vend të tij ka vënë Shaban Shalën. Në mesin e katër të arrestuarve, sipas këtyre burimeve, janë dy eprorët e lartë – shefi i hetimeve rajonale, Bajram Koliqi, dhe zëvendësi i tij, Muhamet Lama. Këta dhe dy zyrtarë të tjerë të arrestuar janë suspenduar me pagesë.
Masat janë marrë ditën kur, duke u thirrur në burime të saj, “Koha Ditore” ka raportuar se në dhomën e dëshmive ku mbahet kjo sasi ari tani ka mungesë për disa kilogramë ari, krahasuar me sasinë e evidencuar në momentin e konfiskimit.
Komentarë
Shkruaj komentar
Vetëm Anëtarët mund komentojnë.
Vlersuar
Vetë anëtaret mund të vlersojnë.
Ju lutem kyquni apo Regjistrohuni.
Ju lutem kyquni apo Regjistrohuni.
Pa vlersuar.









