Hiti i Ditës
Peja
Llafet
User Blogs
U vizitua
· Mirjeta[2062]
· Ylli[1697]
· MeGi[1606]
· The best of Peja[1477]
· Pleo[1324]

Se fundi u ndryshua
· Ylli
· enes sulejmani
·
· Mirjeta
· meda21

· Te gjitha Bloget
HITE 2010
Ndegjo HITE 2010:

Shoutbox
Vetëm anëtareve u lejohet postimi.


29. November 2012 20:30
Persh.. te gjitheve dhe njekohesisht faleminderit per urimet, gjithashtu dhe juve shum urime , po nje Urim special shkone per te gjithe adhuruesit e Ramush Haradinaj qe shum mire me erdhi qe u liru me

26. November 2012 21:12
URIME TE GJITHEVE 100 VJETORI PAVARESISE.

26. November 2012 07:39
pershendetje te gjith stafin,antaret dhe shikuesit e faqes, ne vecanti prsh Yllin, Megin dhe Mirjeten,administr
atoret e dalluar te faqes.kohet e fundit te gjith keni humbur,nga jeni,duhet ta ringjalli

21. November 2012 21:06
Wink

21. November 2012 16:40
Pershendetje te perzemerta per te gjith e posaqerisht nje pershe.... speciale per,Mirjeten shpresoj se jeni mir e duke jav kujtuar se jam shendosh dhe mire. tunggggg

19. November 2012 21:37
Naten e mire per sonte

19. November 2012 21:07
Sa te papam jeni sa qe as gjurmet nuk po ju duken me..ku jan shefat o Berti ,flm nga ju te pakten ndoje here na pershendet

19. November 2012 18:57
Ju pershendes te tgjithve nga zemra suksese,shendet dhe knaqesi ne jete.

28. Oktober 2012 11:38
Flm...,Enegje...

20. Oktober 2012 20:02
Pershendetje o miqte e mije,shpresoje te jeni mire te gjithe,kam shum malle me besoni,sa po me mungojne bisedat qe bejshim ,po ishalla vetem mire ndegjoje per ju,ju pershendes fort

Shoutbox Arhiva
Hyrja
Nofka juaj

Fjalkalimi



Akoma Jo Anëtare?


Keni harruar Fjalkalimin?
Peticion per RH
User Online
· Mysafirë Online: 4
· Anëtar Online: 0


· Anëtar të regjistruar: 483
· Anëtar i RI: simit
MeRamushin

Sondazh
Çka ju pelqen më se shumti në Pejë ?

Mentaliteti i njerzve në Pejë

Uji dhe Ushiqmi në Pejë

Vajzat e bukura në Pejë

Djemt e bukur në Pejë

Veturat e bukura në Pejë

Ajëri i paster në Pejë

Qyteti i Pejës në terësi

Mundesit argetuese në Pejë

JA KUSH E VRAU BARDHYL AJETIN
Vrasjen e Bardhyl Ajetit e urdhëroi një deputet i PDK-së
Burimet jo zyrtare tregojnë se hetimet po bëhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisë Speciale të EULEX-it Ema Rizato. EULEX-i pritet të kryej procedurat hetimore dhe rasti të dërgohet për gjykim në gjykatë. E burime jozyrtare tregojnë se pas përfundimit të çështjes penale “Bllaca 2” do të nisë procesi për vrasjen e Bardhyl Ajetit.

Të dielën u bën shtatë vjet që kur u privua nga jeta komentatori dhe kolumnisti i gazetës “Bota sot” Bardhyl Ajeti. Edhe pse kanë kaluar disa vjet që nga atëherë autorët e kësaj vrasje nuk dihen. Edhe kjo vrasje sikur shumë të tjera është kryer në pikë të ditës dhe ka pasur edhe një dëshmitar dhe që zbardhja e saj mbetet akoma mister. Atentati ndaj Bardhyl Ajetit ka ndodhur në magjistralen për Gjilan në Bresalc ku vetura e viktimës ishte në tërheqje nga një dëshmitar, i cili ka parë ngjarjen. Ishte tre qershor i vitit 2005, (shtatë vjet më parë) ditë e premte, kur kolumnisti dhe komentatori i gazetës tonë, Bardhyl Ajeti, u qëllua me plumba shurdhues nga një Mercedes i zi, të cilët më pas ia morën jetën. Plumbat të cilët ranë në trupin e tij ai nuk mundi të përballoi, ai u nda nga ne. Njëri plumb kishte goditur në kokë, i dyti në shpatull të krahut dhe i treti në veturën që ngiste viktima. Në vendin e ngjarjes kishin dalë me vonesë Policia e Gjilanit dhe spitali. Pas kontrollës në Spitalin e Gjilanit dhe në atë të Prishtinës, i ndjeri një javë më pas u dërgua në Milano të Italisë, ku edhe më 25 qershor ndërroi jetë. Hetimet kishin nisur nga policia e UNMIK-ut, konkretisht nga dy policë amerikanë të Njësisë për krime serioze dhe më 11 dhjetor 2006, dosja ka kaluar tek EULEX-i, ndërsa nga ajo kohë akoma mbeten të panjohur si për policinë ashtu edhe për opinionin e gjerë autorët dhe arsyeja e vrasjes. Burimet jo zyrtare tregojnë se hetimet po bëhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisë Speciale të EULEX-it Ema Rizato. Burimet jo zyrtare tregojnë se prokurorja speciale ka marr tashmë dosjen dhe dëshmitë dhe së shpejti mund të nisë gjykimi për këtë vrasje. E derisa hetimet nuk kryhen dhe autorët dhe shkaku i vrasjes mbetet enigmë, familjarët e të ndjerit presin se një ditë do të dihen, arrestohen e marrin dënimin ata që kryen këtë akt vrasjeje.

Atentati ndaj Bardhyl Ajetit

Në lidhje me këtë rast atentat ishte edhe një dëshmitar, i cili ka rrëfyer për ngjarjen e ditës kritike, e i cili ishte detyruar të ik në Norvegji . Dëshmitari M.G. ka treguar se atë ditë ka qenë në Prishtinë, kishte ardhur nga Gjilani ishte takuar me Bardhylin, te rrethi. Dhe Bardhyli i kishte treguar se veturën e ka të prishur dhe e ka lutur taksistin M. G. që ta tërheq për në Gjilan. Vetura e Bardhylit ka qenë afër Mensës së Studentëve në Prishtinë e prishur. Prej aty dëshmitari e ka tërhequr veturën deri në vendin ku ka ndodhur rasti në Bresalc. Dëshmitari M. G. ka rrëfyer për tragjedinë që ka ngjarë: “Unë nuk kam dëgjuar asgjë, vetëm se e kam vërejtur se vetura e Bardhylit e ka goditur kombin tim pas. Dhe aty në rrugë, ka qenë edhe një veturë paralele (e panjohur). Unë kam dhënë sinjal për tu ndalë me veturën-kombi. Ajo veturë (e panjohur) ka qëndruar paralele për rreth dy-ose tre minuta e më ka tejkaluar dhe ka ikur. Dëshmitari ka treguar, se ka ndalë kombin dhe ka dalë jashtë. Kur ka dalë ishte me gojë hapur dhe ka dashur t’i thotë Bardhylit, përse e goditi? Por e ka parë se ai kishte gjakderdhje në kokë. Pastaj e ka nxjerrë telefonin për t”i telefonuar policisë, por nuk ka qenë e mundur, M. G-së, iu kanë dridhur këmbët. Dhe pastaj aty në rrugë ka mbërrit një djalë me një veturë Golf të bardhë. Kur ai djali mbërriti aty, u ndal, dhe e ka pyet:”Çka ka ndodhur? Dëshmitari u përgjigj: “Ma kanë vrarë njeriun në veturë. Ai djali e njoftoi policinë të cilët erdhën. Që nga ajo natë dëshmitarit M.G policia ia ka konfiskuar kombin dhe telefonin dhe i ka shënuar ato tri thirrjet e fundit që i ka pasur, pra policia i ka shënuar detajet me emra dhe mbiemra. Edhe M. G (dëshmitar) atë natë është mbajtur në paraburgim. Pastaj është liruar dhe më vonë ka emigruar jashtë vendit. Pas një jave, pasi se kishte ndodhur vrasja, në familjen e dëshmitarit ka qenë një Mercedes i zi dhe një Veturë Xhip i zi, kanë qenë me tabela 000-KS, kanë ardhur në katund dhe kanë pyetur për rastin. Kanë pyetur kush është M.G? Çfarë partie i përket? A është person problematik? Me çka merret? E tjera. Dëshmitari e ka njoftuar këtë rast në polici, por policia kurrë send si ka kthyer. Policia e ka mbajtur nën hetime për tri javë ditë me radhë, për çdo ditë e kanë marrë në pyetje.

As pas shtatë vjetësh nuk zbardhet vrasja !

Zyrtarë të policisë së EULEX-it i kanë thënë gazetës “Bota sot” se: “Rasti i Bardhyl Ajetit, është shkarkuar nga UNMIK-u më 11 dhjetor 2006. Rasti është shqyrtuar nga një prokuror i EULEX-it, por ka pasur lidhje të pamjaftueshme, premtimet janë se do të rihapet ky rast. Megjithatë, në qoftë se u jepen prova të reja prokurorëve të EULEX-it mund ta shqyrtojnë këtë”. Burimet jo zyrtare tregojnë se hetimet po bëhen nga prokurorja amerikane e Prokurorisë Speciale të EULEX-it Ema Rizato. Burimet jo zyrtare tregojnë se prokurorja speciale ka marr tashmë dosjen dhe dëshmitë. Gjithnjë duke u bazuar në burime jo zyrtare dyshohet se një zyrtarë i SHIK-ut, e i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Hoteli Grand ka dhënë urdhrin dhe dyshohet se janë dhënë edhe para për vrasjen e Bardhylit. EULEX-i pritet të kryej procedurat hetimore dhe rasti të dërgohet për gjykim në gjykatë. E burime jozyrtare tregojnë se pas përfundimit të çështjes penale “Bllaca 2” do të nisë procesi për vrasjen e Bardhyl Ajetit dhe se e gjithë procedura e vazhdimit apo jo do të mbetet në kompetencë të EULEX-it. Besim Toska, BOTA SOT.
Share
Komentarë
Ky afishim s'u komentua akoma.
Shkruaj komentar
Vetëm Anëtarët mund komentojnë.
Vlersuar
Vetë anëtaret mund të vlersojnë.

Ju lutem kyquni apo Regjistrohuni.

Pa vlersuar.

Ramush Haradinaj Pejë Peje Peja Dukagjin AAK Ali Berisha Rugova Sofra Pejane Aleanca